LAJMI I FUNDIT:

Rasmusen i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri

Rasmusen i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fohg Rasmussen, i bëri thirrje Shqipërisë që t’u përmbahet vlerave demokratike të aleancës, dhe të gjejë zgjidhje paqësore për krizën politike.

Rasmussen ftoi qeverinë dhe opozitën të zhvillojnë dialog konstruktiv, në mënyrë që të vazhdojë aktiviteti normal politik në Shqipëri. “Jam i shqetësuar për situatën në Shqipëri, dhe për humbjen e jetëve atje”, tha ai, njofton REL.

“Unë fuqimisht e dënoj dhunën dhe u bëj thirrje palëve të synojnë zgjidhje paqësore për mosmarrëveshjet politike”, tha ish kryeministri i Danimarkës, i cili gjithashtu insistoi se NATO-ja nuk do të ndërhyjë në politikën shqiptare. /Telegrafi/