LAJMI I FUNDIT:

Rama thotë se opozita nuk do të ndalet

Rama thotë se opozita nuk do të ndalet

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi të hënën kryeministrin Sali Berisha duke thënë se në ditën e varrimit të viktimës së katërt “shfrytëzoi vdekjen e demonstruesit të katërt, duke lëshuar vrer kundër Prokurorisë dhe shtypit”.

Rama tha se kryeministri tregoi se sa i drejtë është "largimi i këtij koalicioni të turpit”.

Ai përsëriti gjithashtu se opozita nuk do të ndalet deri në largimin e koalicionit qeveritar për të vënë në vend, siç tha ai, drejtësinë dhe zbardhjen e të vërtetës. /Telegrafi/