LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, çerdhe e vjedhësve të makinave

Shqipëria, çerdhe e vjedhësve të makinave

Edhe pas kërkimfaljes nga ana e BBC-së ndaj ambasadorit të Meksikës në Britani tw Madhe për karakterizimin e vendit të tij si “përtac dhe të paefektshëm”, ndoshta edhe keni menduar se “Top Gear” tash e tutje do të sillet më me kujdes sa u përket stereotipave kombëtare. Mirëpo, kjo zgjati vetëm një javë dhe ndodhi sërish.

Radha është për Shqipërinë që ta merr trajtimin e “Top Gear”, ku prezantuesi Jeremy Clarkson dhe bashkë-prezantuesit e tij përdorën një episod të filmuar në Shqipëri duke bërë “shaka” se ky vend është çerdhja e vjedhësve të makinave, shkruan të hënën The Guardian, transmetoi Zëri.
“Me sa duket, ajo që ndodhë është se shqiptarët shkojnë në Angli, gjejnë një vend pune, blejnë një makinë dhe kthehen me të”, thotë Clarkson në një pjesë të programit, në të cilën të tre prezantuesit gjoja se kanë nisur një test-makinash për një bos të mafies.
“Dhe kjo pothuajse ndodhë gjithnjë kur ju sillni një makinë në këtë mënyrë, të cilën e vozisni pa bravë dere e ndonjëherë edhe me disa shenja të vogla në derën e prapme”, thotë Richard Hammond, duke tentuar të thotë se disa prej makinave të importuara mund të jenë të vjedhura.
Fatmirësisht për BBC-në, duket se diplomatët shqiptar këto shpifje i marrin më me gjakftohtësi sesa homologët e tyre meksikanë.
Përderisa burime brenda ambasadës shqiptare në Britani mbrëmjen e së dielës pranuan se stereotipat për mafinë mund të jenë lodhëse, ata theksuan se vetë ambasadori ka pranuar ofendimet pa ndonjë ankesë. Qëndrimi i tij është kërkuar nga BBC pasi dy punonjës të ambasadës kanë marrë pjesë në xhirimet e disa pjesëve të këtij programi ndërsa njëri prej tyre ka qenë mjaftë i zemëruar.
Edhe pse në rrjetin social Twitter kishte reagime zemërimi, të tjerët thanë se programi i ka inspiruar ata ta vizitojnë Shqipërinë, vend në të cilin edhe vetë Clarkson kishte deklaruar se ka bukuri piktoreske, mirëpo menjëherë pas kësaj, audienca në studio filloi të qeshte kur Clarkson tregoi se si ishte zënë ngushtë një ministër i qeverisë së Shqipërisë në kufi me Greqinë kur u zbulua se makina e tij ishte e vjedhur. /Telegrafi/