LAJMI I FUNDIT:

Dy partitë çame do të bashkohen në një parti të vetme

Dy partitë çame do të bashkohen në një parti të vetme

Partitë çame në Shqipëri, Partia për Drejtësi dhe Unitet dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, do të bashkohen në një parti, konfirmoi kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi, në 20 vjetorin e krijimit të shoqatës “Çamëria”.

Idrizi tha se një parti e vetme do të ngrihet mbi një bazament të fortë dhe solid mbi gjithçka që ka bërë Shoqata “Çamëria”, mbi shumëçka që kishte përparësi PDI-ja që kishte në themel të programit të saj çështjen çame.

Idrizi ka thënë gjithashtu se bashkimi i dy partive është çështje ditësh dhe kërkoi që të gjithë të punojnë së bashku, sepse siç tha ai, "sot është ora e Çamërisë, ora e shqiptarëve". /Telegrafi/