LAJMI I FUNDIT:

Kthehet në atdhe të dielën trupi i Aleks Nikajt

Kthehet në atdhe të dielën trupi i Aleks Nikajt

Trupi i Aleks Nikajt, demonstruesit të katërt që ndërroi jetë pasi u plagos rëndë në demonstratën e 21 janarit, do të kthehet të dielën në aeroportin e Rinasit.

Nikaj, ndërroi jetë në një spital në Turqi, ndërsa trupi i tij do të pritet në Rinas nga Grupi Parlamentar i PS-së të dielën në mesditë.

Nikaj u plagos me plumb në kokë gjatë demonstratës së 21 janarit. Mjekët në Turqi nuk mund të ndërhynin për shkak të gjendjes mjaft të rënduar në të cilën u dërgua Aleks Nikaj, 35 vjeç në Turqi. /Telegrafi/