Katër nga gjashtë anëtarët e Komisionit hetimor parlamentar duket se janë në pozita të disfavorshme, për të qenë pjesë e seancës dëgjimore me kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH). Arsyeja e vërtetë e shtyrjes së seancës, që ishte parashikuar të zhvillohej tri ditë më parë, është mungesa e certifikatave të sigurisë për katër deputetë, të cilët, sipas legjislacionit në fuqi, nuk mund të njihen me informacione sekrete.
Duke qenë se të dhënat që pritet të japë kreu i SHISH-it para Komisionit hetimor konsiderohen sekrete, gjithçka është pezulluar derisa për çështjen të shprehet Aleanca e Atlantikut të Veriut e veçanërisht struktura që mbikëqyr shërbimet sekrete të vendeve anëtare të NATO-s, raportoi të shtunën e përditshmja Mapo.
Sipas burimeve të rezervuara, mësohet se pas këtij ngërçi SHISH i ka dërguar një letër zyrës së Sigurimit të NATO-s (NOS), ku i sqaron situatën e krijuar me Komisionin hetimor dhe i kërkon të shprehet nëse katër deputetët kanë të drejtë të njihen me informacion të klasifikuar, në kushtet kur certifikatat e tyre të sigurisë nuk janë dhënë me miratimin e SHISH-it.
Sipas korrespondencës së SHISH-it me Komisionin hetimor, që po heton rolin e institucioneve në raport me ngjarjet e 21 janarit, vetëm dy prej anëtarëve të tij janë të pajisur me certifikata sigurie. Katër deputetët e tjerë kanë arritur t’i sigurojnë certifikatat që u lejojnë të njihen me informacionin e klasifikuar, vetëm nëpërmjet Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, pa marrë më parë miratimin e SHISH-it, i cili duhet të shprehet nëse deputetët janë të përshtatshëm ose jo për t’u njohur me këtë kategori informacioni.
Burimet sqarojnë se kjo është arsyeja kryesore përse gjithë korrespondenca e Komisionit hetimor me SHISH-in i është kthyer pas këtij të fundit, vetëm pak orë pasi ka marrë dokumentacionin e kërkuar. Kjo situatë duket se ka vënë vërtet në vështirësi Komisionin, kryetari i të cilit tha zyrtarisht se seanca dëgjimore me kreun e SHISH-it është shtyrë në një datë tjetër, për arsye teknike. Dhe në fakt, kjo seancë duket se nuk do të realizohet edhe për disa kohë, pas futjes “në lojë” të strukturave të NATO-s, të cilat do të shprehen për mënyrën sesi do të zgjidhet ngërçi i krijuar për shkak të mungesës së certifikatës së sigurisë për të paktën katër anëtarë të Komisionit hetimor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Sonte tërmet në Maqedoni
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para