LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i KE shqyrton trajtimin e personave në paraburgim

Delegacioni i KE shqyrton trajtimin e personave në paraburgim

Një delegacion i Komitetit të Këshillit të Evropës (KE) për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimeve Poshtëruese e Çnjerëzore, ka përfunduar vizitën treditore në Shqipëri ku ka shqyrtuar trajtimin e personave në paraburgim, në kontekst të trazirave të 21 janarit.

Delegacioni erdhi në Shqipëri më 30 janar dhe intervistoi në mënyrë private 35 personat e ndaluar, si dhe shqyrtoi të dhënat përkatëse nga burgjet 302 dhe 313, e rajonet e policisë numër 1 dhe 2 në Tiranë.

Delegacioni i KE-së nuk ka bërë të ditur ende rezultatin e vizitës, raportoi Top Channel.

Delegacioni monitorues është konsultuar dhe me ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, kryeprokuroren Ina Rama, si dhe me përfaqësues të Avokatit të Popullit e mjekësisë ligjore. /Telegrafi/