LAJMI I FUNDIT:

FBI heton “21 janarin”

FBI heton “21 janarin”

Prokurori amerikan, Mike Cain, i cili ka mbërritur në kryeqytet prej pesë ditësh, ka takuar sërish prokurorët e dosjes “21 janari” në prokurorinë e Tiranës, për t’u njohur me procedurat e mbledhjes së provave për ngjarjen e demonstratës ku tre persona u vranë dhe një tjetër ka kaluar në vdekje klinike në një spital në Turqi.

Prokurori federal nga SHBA-të, i cili ka ardhur në Shqipëri pas kërkesës për asistencë teknike nga prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, ndodhet së bashku me dy ekspertë të tjerë të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, edhe këto ditë ishin mjaft aktivë për dhënien e ndihmës për hetimet.

Më herët gjatë ditës, Cain, së bashku me ekspertët e FBI-së, kanë qenë edhe në laboratorin e policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme, për të kryer në mënyrë të pavarur ekspertizën e disa armëve të gardistëve që ndodheshin me shërbim në kryeministri ditën e 21 janarit. Po kështu, TCH njofton se prokurori federal ka kërkuar të njihet edhe me ekspertizën e mjekësisë ligjore mbi autopsinë e kryer ndaj të vrarëve përpara kryeministrisë.

Të tre amerikanët kanë asistuar përkrah prokurorëve shqiptarë përgjatë kryerjes së ekspertimit balistik krahasues mes gëzhojave të gjetura në vendngjarje dhe predhat e dala nga trupat e tre të vrarëve dhe shtatë të plagosurve. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dy të arrestuar nga aksioni në

Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"

Lajme
Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila

Lajme
Aksioni në

Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse

Lajme
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Tahiri: LVV ka shthurje të numrave në Kuvend, se çka deklaron Kurti nuk duhet të merret seriozisht

Lajme
Kalo në kategori