LAJMI I FUNDIT:

KQZ mbetet me gjashtë anëtarë

KQZ mbetet me gjashtë anëtarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur me gjashtë anëtarë. Që prej 1 shkurtit, sipas kreut të KQZ-së, Arben Ristani, anëtarja Dëshira Subashi ka dalë në pension.

Sipas Ristanit, për këtë ka vënë në dijeni Parlamentin për ta zëvendësuar.

“Në bazë të kodit zgjedhor mandati konsiderohet i përfunduar. Për këtë kam komunikuar me Parlamentin nëpërmjet një shkrese ku ka bërë me dijeni situatën. Përfundimi i mandatit nuk lidhet me vendimmarrjen e Parlamentit, e cila do të jetë një vendimmarrje për zëvendësimin. Pavarësisht nga vendimmarrja e Parlamentit, në bazë të ligjit mandati konsiderohet i përfunduar”, tha Ristani.

Duke folur për bojkotin e anëtarëve të opozitës në komision, Ristani kërkoi nga ata që t’i japin fund bojkotit.


“Me gjithë tentativat që kam bërë për të biseduar me ta nuk ka asnjë argument se pse nuk marrin pjesë në mbledhje”, tha kreu i KQZ-së.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga zgjedhjet lokale të 8 majit, kriza politike ka bllokuar edhe punën e institucionit të administrimit të zgjedhjeve. /Telegrafi/