LAJMI I FUNDIT:

Opozita bojkoton komisionet parlamentare

Opozita bojkoton komisionet parlamentare

Opozita filloi të martën zbatimin e strategjisë së saj në lidhje me Kuvendin, duke mos marrë pjesë në punën e komisioneve parlamentare. Deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm sot në asnjërin nga dy komisionet parlamentare që zhvilluan punimet.

Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në komisionet parlamentare, por vetëm në seancat e kuvendit ku do të përpiqen të paraqesin pikëpamjet e tyre dhe ndërkohë kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave në rrugë që nga e premtja, ku sipas kryetarit Edi Rama, nuk do të jenë në krye të popullit, por me popullin.

Ndërsa deputetja socialiste, Ermonela Felaj përsëriti të martën kërkesën e
opozitës për dorëzimin e gjashtë drejtuesve të Gardës Republikane, duke paralajmëruar se policia e shtetit do përballet me ligjin penal, me përgjegjësinë për moszbatimin e urdhër arresteve dhe me të gjitha pasojat që bart kjo përgjegjësi. Felaj tha se “i vetmi puc që po ndodh në Shqipëri është puci i regjimit të kusarëve dhe matrapazëve” dhe akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po injoron prokurorinë dhe po refuzon të dorëzojë gardistët. Felaj i bëri thirrje kryeministrit të dorëzojë menjëherë para drejtësisë gjashtë gardistët dhe policia e shtetit të zbatojë urdhër ndalimet për ta.

“Policia e shtetit duhet t’i dorëzojë jo sepse këtë e kërkon opozita, por sepse këtë e kërkon ligji”, tha deputetja socialiste, duke nënvizuar se përgjegjësia është dhe mbetet e policisë së shtetit për zbatimin e urdhrave politike.


Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori