LAJMI I FUNDIT:

LSI: Të nisë angazhimi konkret për zgjedhjet lokale

LSI: Të nisë angazhimi konkret për zgjedhjet lokale

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi nga klasa politike në vend që të angazhohen për zgjedhjet lokale të 8 majit. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, tha se zgjedhjet mbeten një nga kushtet e Bashkimit Evropian.

"Shqipëria ka një agjendë evropiane të përcaktuar dhe në krye të saj është realizimi i zgjedhjeve lokale sipas standardeve të njohura e të pranuara, për të cilat ka apeluar apo ka sugjeruar me rekomandimet e veta edhe OSBE-ODIHR", theksoi Rama.

Sipas tij, koha është në limitet e saj dhe nuk duhet humbur asnjë moment për t’u përgatitur për zgjedhjet.

“Lëvizja Socialiste për Integrim do të ndërmarrë iniciativa konkrete për t’i ftuar edhe mbi bazën e projekteve konkrete palët në këtë punë të rëndësishme, por ndërkaq unë ftoj që edhe OSBE-ODIHR të fokusohen më drejtpërdrejtë në këtë çështje dhe të gjithë së bashku të punojmë për të realizuar me sukses zgjedhje të lira, të drejta, të ndershme dhe të pakontestueshme nga askush”, tha Luan Rama. /Telegrafi/