LAJMI I FUNDIT:

Ashton: Politika duhet të dialogojë

Ashton: Politika duhet të dialogojë

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar se Bashkimi Evropian po monitoron situatën politike në Shqipëri, teksa i ka bërë apel klasës politike shqiptare që të gjejë rrugën e dialogut.

“Liderët politikë duhet të dialogojnë për çështjet që i shqetësojnë”, ka theksuar ajo.

Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Ashton ka deklaruar se kishte biseduar me dy liderët kryesorë të politikës shqiptare, si kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS-së, Edi Rama.

Disa ministra të BE-së kanë kërkuar ndërhyrje më aktive për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri. /Telegrafi/