LAJMI I FUNDIT:

Ndërrohet eskorta e kryeprokurores

Ndërrohet eskorta e kryeprokurores

Me urdhër të komandantit të Gardës Republikane, që nga e hëna ndërrohen katër oficerë të Gardës, që shoqërojnë kryeprokuroren Ina Rama.

Mediat raportojnë se ndryshimi i oficerëve shoqërues, eskorta e kryeprokurores është bërë me urdhrin e komandantit të Gardës, Ndrea Prendi.

Kryeprokurorja ka nënshkruar gjashtë urdhra ndalimi që përfshijnë të gjithë zinxhirin komandues të Gardës Republikane, që nga komandanti Ndrea Prendi deri tek vartësit e tij.

Urdhri nuk është zbatuar nga policia. /Telegrafi/