LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Ky vend ka ligj

Berisha: Ky vend ka ligj

Kryeministri Sali Berisha tha të hënën në takimin e Komitetit ndërministror të integrimit se 21 janari është një datë e zezë në historinë kombëtare. Berisha tha se takimi bëhet për të shqyrtuar të gjithë planet dhe punën që është bërë deri tani për t'iu dhënë përgjigje 12 kërkesave kryesore të Komisionit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Kryeministri, i cili përsëriti akuzën për organizim të puçit nga krerët e opozitës, theksoi se atyre të cilët irritohen me cilësimin grusht shteti të asaj që ndodhi më 21 janar, “njerëzisht u kërkoj tu referohen përcaktimeve të tij të të gjithë fjalorët e botës", nga të cilët, në 20 të konsultuar, "pa përjashtim të gjithë quajnë të tillë përpjekjen për të përmbysur me dhunë një qeveri, nga grupe të vogla. ky është definicioni".

“Duhet të jemi të qartë se grushti i shtetit që dështoi i ka dhënë një goditje të padiskutueshme projektit më madhor të kombit shqiptar, projektit të integrimit të tij në Evropë, i ka dhënë goditje të fortë mbasi që nga vitet 70 e deri sot, në vendet që kanë aspiruar integrimin evropian, grushte shteti nuk kanë ndodhur”, tha Berisha.

Berisha tha se ajo që ndodhi më 21 janar ishte përpjekja më kriminale, më e turpshme, më e dënueshme dhe më e paimagjinueshme të pucit për marrjen e pushtetit me dhunë. Ai tha se 200-300 kriminelë, banditë kryekëput të paguar, me një skenar të parapërgatitur sulmuan qeverinë legjitime të vendit dhe synuan sipas tij, pushtimin e ndërtesës ku në vend të përfaqësuesve të popullit shqiptar do mund të uleshin "banditë, njerëz të hurit dhe të drurit, dinamitit dhe kallashit".


Berisha tha se në vend të ministrit të Brendshëm Lulzim Basha aty do të ishte Tom Doshi dhe në vend të ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani, do të ishte Spartak Ngjela, i cili siç tha kryeministri, kishte deklaruar publikisht se do të merrte përsipër "reformën e thellë në drejtësi".

Kryeministri tha se "këta puçistë" shkaktuar dëm shumë të madh për vendin në sytë e mbarë botës, por tregoi gjithashtu sipas tij, forcën e jashtëzakonshme të ligjit shqiptar dhe të institucioneve. Berisha tha se e drejta e shqiptarëve për të protestuar u respektua plotësisht dhe po kështu u tregua se përpjekja për të pushtuar këto institucione "mori kundërpërgjigjen më të fuqishme".

"Panë që policia e shtetit dhe garda u dëshmuan shqiptarëve dhe mbarë botës pathyeshmërinë e tyre në mbrojtje të ligjit dhe kushtetutës së vendit”, tha Berisha.

Kryeministri tha se u tregua se "ky vend ka shtet, ka ligj mbi të cilin nuk kalon dot askush” dhe përsëriti se çfarëdolloj përpjekje tjetër do të jetë fatale "si për banditët ashtu edhe për organizatorët". /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori