LAJMI I FUNDIT:

Kelly: Mbetemi të shqetësuar

Kelly: Mbetemi të shqetësuar

Përfaqësuesi amerikan në zyrën qendrore të OSBE në Vjenë, Ian Kelly i ka dorëzuar Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate një dokument, ku shpreh shqetësimin për situatën më të fundit në Shqipëri pas ngjarjeve të 21 janarit. Në dokument, shprehet shqetësimi që thirrjet për qetësi nuk janë dëgjuar.

Kelly nënvizon gjithashtu thirrjen për politikanët shqiptarë. “Ne nxisim udhëheqësit politikë shqiptarë të Shqipërisë për të lënë mënjanë agjendat e tyre politike dhe të punojnë së bashku për një Shqipëri më të mire”, thuhet në dokumentin e depozituar pranë OSBE-së.

“Ne jemi të pikëlluar nga humbja e jetës së tre demonstruesve dhe për personat e plagosur. Ne mbetemi të shqetësuar. Përdorimi i retorikës provokative dhe sugjerime dhe tolerimet e çdo forme dhune dëmtojnë thellë popullin shqiptar. Ne i bëjmë thirrje palëve për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme dhe vuajtjet”, theksohet në deklaratë.

Përfaqësuesi amerikan në OSBE kërkon nga politika shqiptare nisjen e menjëhershme të dialogut për të parandaluar humbjet e njerëzve. Gjithashtu, Kelly, duke marrë shkas nga zgjedhjet lokale të 8 majit, kërkon me ngulm nisjen e dialogut politik. /Telegrafi/