LAJMI I FUNDIT:

Socialistët u kërkojnë protestuesve të bashkëpunojnë me policinë

Socialistët u kërkojnë protestuesve të bashkëpunojnë me policinë

Partia Socialiste përsëriti të premten thirrjen për një protestë paqësore, duke nënvizuar se e gjitha kjo po bëhet për rivendosjen e demokracisë në vend.

Megi Ajtyresa nga Partia Socialiste kërkoi në një deklaratë publike që çdo protestues “të jetë mirëkuptues dhe bashkëpunues me policinë” dhe nënvizoi se “gjithë bota i ka sytë nga ne”.

Ndërkohë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, vazhdojnë të sillen forca policie, të cilat po marrin nën mbrojtje ndërtesën e Kryeministrisë. Kryeministri Sali Berisha ka thënë se do të qëndrojë në Zyrën e tij, pavarësisht nga protesta e sotme e opozitës. /Telegrafi/