LAJMI I FUNDIT:

Lidington: Hetim i plotë dhe i pavarur për 21 janarin

Lidington: Hetim i plotë dhe i pavarur për 21 janarin

Ministri britanik për Evropën, David Lidington ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pavarur për ngjarjet e 21 janarit në Shqipëri. Lidington ka thënë se mënyra më e mirë për të treguar respekt për viktimat dhe respekt për ata punonjës policie të cilët u sollën me përmbajtje dhe profesionalizëm, është që të sigurohet një hetim penal i plotë dhe i pavarur për ngjarjet e së premtes së kaluar, veçanërisht për të shtënat me armë.

Lidington ka theksuar se vendi i tij u kërkon fuqimisht autoriteteve shqiptare për të bashkëpunuar plotësisht në hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërkohë që partitë duhet të përmbahen për të mos sulmuar integritetin e institucioneve të pavarura shqiptare dhe të mos pengohet procesi i nevojshëm i sundimit të ligjit. Ai ka nënvizuar se drejtësia nuk mund të kryhet brenda natës.

“Qeveria e SHBA-së ka ofruar mbështetje të rëndësishme ekspertësh për Prokurorinë e Përgjithshme, që do të ndihmojë për të shpejtuar procesin. Edhe me mbështetjen ndërkombëtare, një hetim i besueshëm do të marrë kohë”, ka thënë ai, duke nënvizuar se në këtë moment delikat kur kredibiliteti ndërkombëtar i Shqipërisë është në rrezik, tubime te tjera, sado paqësore të jenë qëllimet e tyre, mund të shkaktojnë përplasje të tjera. /Telegrafi/