LAJMI I FUNDIT:

Në Zyrë gjatë protestës për të shmangur rrezikun e luftës civile

Në Zyrë gjatë protestës për të shmangur rrezikun e luftës civile

Kryeministri Sali Berisha ka thënë se do të qëndrojë në Zyrë gjatë tubimit të opozitës më 28 janar. E përditshmja “Mapo” citoi të premten kryeministrin të ketë thënë gjatë një interviste për gazetën italiane “la Republica”, se dhjetëra video dhe dokumente provojnë se ka pasur persona të armatosur gjatë demonstratës së 21 janarit, si pjesë e një sulmi të paramenduar për të marrë pushtetin me dhunë.

I pyetur në lidhje me ekzistencën së rrezikut të një lufte civile, Berisha tha se do të qëndronte në Zyrë pikërisht për të shmangur këtë rrezik.

“Do qëndroj në këtë zyrë për të evituar një rrezik të tillë. Edi Rama, shefi i opozitës, të premten e kaluar për pesë orë rresht ka dirigjuar mësymjen dhe jo në mes të natës, por në mes të ditës. Kemi shkatërruar një grusht shteti që parashikonte pushtimin e godinës qeveritare, parlamentit dhe televizionit shtetëror”, ka thënë kryeministri. /Telegrafi/