LAJMI I FUNDIT:

Arvizu përgëzon Berishën, shpreson se Rama do të rishikojë vendimin

Arvizu përgëzon Berishën, shpreson se Rama do të rishikojë vendimin

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexandar Arvizu përgëzoi të mërkurën, në një konferencë shtypi, kryeministrin Sali Berisha për anulimin e mitingut të së shtunës dhe shprehu keqardhjen që kreu i opozitës, Edi Rama nuk e anuloi protestën e së premtes.

Ambasadori Arvizu nënvizoi se kreut opozitar i kishte kërkuar anulimin e protestës. Ai e nxiti Ramën që ta rishikojë vendimin e tij. Ambasadori amerikan theksoi se politika të lejojë funksionimin normal të institucioneve të pavarura dhe nuk duhet të lejohet ndërhyrje politike.

Arvizu vuri në dukje se SHBA-të do të ofrojë asistencë teknike për prokurorinë shqiptare dhe kërkoi që Shqipëria të funksionojë si vend demokratik dhe institucionet të punojnë pa presion. Ambasadori ritheksoi mbështetjen për prokurorinë për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit. /Telegrafi/