LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Ramës për protestë tjetër është i gabuar

Vendimi i Ramës për protestë tjetër është i gabuar

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën Thomas Countryman u bëri thirrje dy palëve në Shqipëri të qetësojnë situatën, nga e cila ka vetëm të humbur dhe nuk mund të ketë fitues. Shtetet e Bashkuara, thotë zyrtari i lartë amerikan, janë të shqetësuara nga mundësia e përsëritjes së dhunës.

Countryman e quan të gabuar vendimin e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama për të vazhduar me planet për organizimin e një proteste tjetër të premten. Ai tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila transmetohet e plotë të mërkurën, se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Shqipërinë me hetimet e ngjarjeve të 21 janarit.

Institucionet e pavarura në Shqipëri, thotë ai, janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por udhëheqësit politikë duhet të heqin dorë dhe të mos t’i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. “Ky nuk është një mjet për një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të lejojnë që hetimet të vazhdojnë”, thotë zyrtari i lartë amerikan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori