LAJMI I FUNDIT:

Miroslav Lajcak, ndërmjetësi evropian për Shqipërinë

Miroslav Lajcak, ndërmjetësi evropian për Shqipërinë

Miroslav Lajcak do të jetë ndërmjetësi evropian për krizën shqiptare, si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian. Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme Catherine Ashton ka pasur biseda telefonike me kryeministrin Sali Berisha dhe me kryetarin e opozitës Edi Rama.

Lajcak është drejtori menaxhues për Rusinë, Lindjen e Ballkanin dhe vjen në Tiranë në përpjekje për të arritur pajtim midis palëve. Miroslav Lajcak, 48 vjeç, në vitin 2006 ka qenë mbikëqyrësi i BE-së për referendumin e pavarësisë në Mal të Zi, ndërsa në vitin 2007, ai ishte i dërguari i posaçëm i BE-së në Bosnje-Hercegovinë.

Lajcak pritet të takohet me shefin e opozitës, Edi Rama, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeministrin Sali Berisha, i cili mësohet se ka anuluar dhe vizitën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku pritej të raportonte këtë javë mbi Shqipërinë- raporton Top Chanel.

Ndërkohë, bëhet e ditur se i dërguari i BE-së për krizën shqiptare, Miroslav Lajcak, do takohet të mërkurën në Tiranë me presidentin Bamir Topi. Lajcak do të udhëtojë drejt Tiranës për të biseduar për situatën aktuale politike dhe gjendjen e krijuar pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit ku u vranë tre demonstrues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë demonstrues dhe policë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori