LAJMI I FUNDIT:

Kriza shqiptare me ndërmjetës të huaj, një evropian me mbështetje amerikane

Kriza shqiptare me ndërmjetës të huaj, një evropian me mbështetje amerikane

Situata politike dhe sociale në Shqipëri është ndërkombëtarizuar deri në pikën sa mund të diktojë negocim të nivelit të lartë nga Bashkimi Evropian. Precedenti “Vranicki” po vlerësohet si një përqasje e dobishme në një kohë kur palët në vend shkojnë në drejtime të kundërta.

E përditshmja Shqip citoi të martën burime të selive diplomatike të akredituara në Tiranë, të kenë përmendur tre emrat që po qarkullojnë si ndërmjetësues të mundshëm, të cilët janë personalitete të njohura për angazhimin në çështjet ballkanike.

Përfaqësuesi i nivelit të lartë që mund të caktohet do të jetë evropian, por me një mbështetje deklarative nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një përpjekje që bashkon diplomacinë ndërkombëtare.

Pothuaj gjithë trupi diplomatik, duke nisur nga ambasadori amerikan, Alekxander Arvisu, ai i KE-së, Ettore Sequi, ai grek, turk, italian, ambasadorja britanike, Fiona McIwlham u takuan të hënën në mbrëmje me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.


Burime nga Partia Socialiste thanë se takimi që ka zgjatur dy orë ka “qenë shumë i rëndësishëm” dhe ka konsistuar në “mbajtjen shënim të të gjitha shqetësimeve të opozitës”. Pritet që të martën ekipi i diplomatëve të huaj të vendosur në Tiranë të unifikojë qëndrimin e vet zyrtar për situatën, duke dalë me një deklaratë të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori