LAJMI I FUNDIT:

Topi: Shteti ligjor të respektohet nga secili

Topi: Shteti ligjor të respektohet nga secili

Presidenti Bamir Topi u takua të hënën me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, me kërkesën e këtij të fundit, për të diskutuar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në vend.

I pari i vendit shprehu shqetësimin e madh për gjendjen e tensionuar në vend dhe nënvizoi se "në situatën e krijuar bëhet më se e domosdoshme vendosja e dialogut politik institucional, si mjaft e rëndësishme për stabilitetin e vendit, rendin publik, jetën e qytetarëve dhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare”.

Presidenti nënvizoi nevojën urgjente të mbizotërimit të maturisë e dialogut, duke kërkuar nga faktorët dhe aktorët politikë të gjejnë vullnetin e duhur dhe të përmbushin përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre duke vënë interesat e vendit dhe të popullit shqiptar mbi gjithçka tjetër.

"Në këto momente, më shumë se asnjëherë tjetër na duhet qetësi, maturi dhe përgjegjësi politike dhe individuale, për t`i lënë kohën dhe hapësirën e nevojshme funksionimit të shtetit të së drejtës dhe institucioneve të pavarura ligjore të tij", tha ai.


Presidenti theksoi se institucionet e shtetit dhe punonjësit në detyrë janë të shenjtë e të paprekshëm, ashtu sikurse është edhe mbrojtja dhe kujdesi për jetën e qytetarëve.

"Në çdo rrethanë, e drejta legjitime për të demonstruar paqësisht duhet administruar me përgjegjësi maksimale!" theksoi ai.

Topi mbështeti zhvillimin e një hetimi tërësor, të paanshëm, profesional dhe transparent të ngjarjeve të datës 21 janar duke nxitur bashkëpunimin mes institucioneve të zbatimit të ligjit.

"Vetëm shteti ligjor është garancia e një vendi demokratik dhe ai duhet të respektohet nga cilido!", tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori