LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi filloi seancën e jashtëzakonshme, mungon opozita

Kuvendi filloi seancën e jashtëzakonshme, mungon opozita

Kuvendi shqiptar është mbledhur të dielën mbrëma në një seancë të jashtëzakonshme në të cilën kryeministri Sali Berisha përsëriti akuzat për kreun e opozitës Edi Rama për organizim të grushtit të shtetit dhe për urdhërim të sulmit ndaj kryeministrisë.

Në sallën e Kuvendit, ku nuk është e pranishme opozita, Berisha tha se organizatorët e demonstratës dhanë para dhe rekrutuan bashibozukë dhe mercenarë për sulmin ndaj Kryeministrisë. Ai foli gjithashtu për urdhër-arrestet për gardistët, duke i quajtur ato ndëshkim kolektiv për gjithë zinxhirin komandues të gardës.

Duke iu drejtuar kryeprokurores së shtetit Ina Rama, Berisha tha se “ky është një gabim fatal”. “Zonjë, qëkur je ulur në atë karrige që je sot, ke hapur me dhjeta procese për administratën dhe Qeverinë. Të kam përgëzuar dhe do të përgëzoj për çdo akt të tillë se ky është interesi jetik i maxhorancës i vendit, por asimetrizmi yt politik në fushën e krimit ekonomik nuk mund të pranohet kurrë në fushën e një grushtshteti që përsëritet në Shqipëri pas 87 vitesh, është akti më i shëmtuar, më i turpshëm, më kriminal, më anti-kushtetues”, tha Berisha.

Kryetari i opozitës, Edi Rama theksoi në një konferencë shtypi, para mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit, se opozita nuk e konsideron dhunën instrument të përdorshëm. “Përjashtojmë çdo mundësi të përdorimit të dhunës dhe refuzojmë çdo individ që konsideron dhunën si mundësi tonën. Kjo është e vërteta jonë e 21janarit, e 28 janarit e gjithë rrugës sonë nga vijmë e gjithë rrugës që do të përshkojmë, pavarësisht çmimit që do të na duhet të paguajmë”, tha Rama.


Kreu opozitar tha se nuk do të ketë një ripërsëritje të skenarit të para 14 viteve. “Ju siguroj se nuk do të këtë më një vit tjetër 1997. Është propagandë për t’iu larguar nga rruga e shpresës, është propagandë për t’iu larguar nga opozita që ka marrë përsipër këtë përgjegjësi. Jam sot më i vendosur se asnjëherë tjetër, që drejtësia e betejës sonë dhe fuqia e ëndrrave dhe shpresave e këtij populli që nuk e meriton këtë që po përjeton. Ftoj qytetarët në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të jemi më të shumë pasi më të shumta janë arsyet tona”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Kalo në kategori