LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Do ta mbrojmë kushtetutën

Berisha: Do ta mbrojmë kushtetutën

Kryeministri Sali Berisha u takua të dielën me ambasadorin amerikan Alexander Arvizu, kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, ambasadorin e Hungarisë- vendit që do ta ketë presidencën e radhës së BE-së- Sandor Molnari dhe ambasadorin e prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth, të cilët i njohu me hollësi për të gjitha zhvillimet e fundit.

Berisha i risiguroi ambasadorët për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend. Ai u takua edhe me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, NATO-s, por edhe vendeve të tjera, të cilëve ua bëri me dije hollësisht zhvillimet më të fundit.

Përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë u takuan të shtunën edhe me presidentin Bamir Topi. /Telegrafi/