LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një protestues që ka qenë i armatosur

Arrestohet një protestues që ka qenë i armatosur

Policia njoftoi të shtunën se ka arrestuar një person, i cili gjatë demonstratës së përgjakshme të të premtes ka qenë i armatosur me pistoletë.

Mediat në Tiranë raportojnë se është arrestuar 33-vjeçari Gjin Ndreu nga Shkodra, i cili ka qenë i armatosur gjatë protestës në momentin që përpiqej të hynte me forcë në kryeministri.

Ndërkohë, policia nuk ka dhënë asnjë sqarim për moszbatimin e urdhër-ndalimeve të nxjerra nga prokuroria për gjashtë drejtuesit e gardistëve. /Telegrafi/