LAJMI I FUNDIT:

Berisha shpërblen gardistët e plagosur

Berisha shpërblen gardistët e plagosur

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha ka vendosur shpërblim prej katër rrogash shtesë për gardistët e plagosur në demonstratën e të premtes.

Në vendimin e marrë të shtunën thuhet se, me propozim të kryeministrit të vendit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me një pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me katër paga suplementare. /Telegrafi/