LAJMI I FUNDIT:

Engel: Zgjidhni mosmarrëveshjet pa gjakderdhje

Engel: Zgjidhni mosmarrëveshjet pa gjakderdhje

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, Eliot Engel u ka bërë thirrje të gjitha palëve politike që të zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut.

Engel ka thënë se të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të demonstrojnë në mënyrë paqësore dhe të shprehin mendimet e tyre, ndërsa dhuna e ushtruar është për të
ardhur keq.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të tërhiqen menjëherë nga tensione të tilla tejet të dëmshme dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në rrugë paqësore dhe pa gjakderdhje. /Telegrafi/