LAJMI I FUNDIT:

Emigrantët nisin largimin drejt Greqisë

Emigrantët nisin largimin drejt Greqisë

Emigrantët shqiptarë kanë filluar të kthehen në Greqi, pasi festuan Vitin e Ri në vendlindje mes të afërmve të tyre.

Në pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar deri në orët e paradites të së dielës rreth 2300 shtetas e 550 automjete, raporton Start.

Nuk mund të flitet për fluks emigrantësh, pasi pika kufitare janë në gatishmëri për të pritur largimin e emigrantëve.

Pala shqiptare punon me pesë sportele në ikje, kurse ajo greke me dy. /Telegrafi/