LAJMI I FUNDIT:

Tirana e boshatisur, vazhdon festa

Tirana e boshatisur, vazhdon festa

Tirana është zgjuar e fjetur edhe më 2 janar, pas festimeve të dy ditëve për ndërrimin e viteve.

Rrugët kanë qenë pothuajse të boshatisura, ndërkohë që shumë pak makina kanë prishur qetësinë e mëngjesit të së dielës në kryeqytet.

Mbrapa kanë mbetur vetëm gjurmët e festave, fishekzjarrë të hedhura nëpër rrugë dhe dekorimet.

Qepenat e dyqaneve kanë qenë të mbyllur. Kjo për faktin se konsumatorët i kanë bërë shpenzimet për ditët e festave. Qytetarët kanë preferuar që të qëndrojnë një shtëpitë e tyre dhe të çlodhen pas festimeve.


Ndërkohë që rrugët e boshatisura dëshmojnë për festimet deri në orët e para të mëngjesit në Tiranë. /Balkanweb/ /Telegrafi/