LAJMI I FUNDIT:

Darjani, fëmija i parë i vitit 2011 lind në Elbasan

Darjani, fëmija i parë i vitit 2011 lind në Elbasan

Quhet Darjan, dhe ka lindur vetëm një minutë pas ndërrimit të viteve. Ai është fëmija i parë që ka lindur në Shqipëri për vitin 2011.

Darjani ka lindur në orën 00.01 minuta të mëngjesit të së shtunës, në spitalin Obstetrik Gjinekologjik të qytetit të Elbasanit, njoftoi New24.

Nëna e Dajranit,Besmira kishte ardhur në Elbasan bashkë me bashkëshortin e saj Genci Muço nga Kapshtica për të festuar Vitin e Ri tek prindërit e Besmirës.

Darjani është fëmija i parë i familjes Muço, dhe sipas mjekëve roje në spital, nënës i është dashur t’i kryhet një ndërhyrje kirurgjikale.


Darjani, i cili ka lindur 3.4 kilogramë, gëzon shëndet të plotë gjithashtu edhe nëna e tij. /Telegrafi/