LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i KQZ-së shërbyes i verbër i kryeministrit

Kryetari i KQZ-së shërbyes i verbër i kryeministrit

Kryetari i Grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci akuzoi të enjten kryeministrin Sali Berisha për vendimin e KQZ-së për djegien e fletëve të votimit dhe dërgimin e materialeve zgjedhore në arkivin e shtetit.

Ruci tha se kjo ishte një nga arsyet e debatit për ligjin për arkivat. Përfaqësuesi socialist tha se vendimi i KQZ-së ishte skemë e ideuar dhe e dirigjuar nga kryeministri Berisha dhe i zbatuar nga kryetari i KQZ-së, Arben Ristani.

Ruci theksoi se ky vendim nuk ishte i papritur për opozitën. Përfaqësuesi socialist u tha gazetarëve se Ristani, në kundërshtim me ligjin bëri realitet zbatimin e regjisë së kryeministrit. Kryetari i Grupit parlamentar socialist, e quajti kryetarin e KQZ-së një shërbyes të verbër të kryeministrit. /Telegrafi/