LAJMI I FUNDIT:

Viti 2011, vit i planeve të mëdha

Viti 2011, vit i planeve të mëdha

Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha festuan së bashku me fëmijët e zonave të përmbytura, në Shkodër, festat e fundvitit.

Me këtë rast, kryeministri iu uroi fëmijëve të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë, një vit të mbarë, të bardhë dhe të gëzuar.

Duke shprehur nderimin më të thellë, për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe të zonave të përmbytura, Berisha tha se në këtë katastrofë të rëndë natyrore, spikati dhe shkëlqeu madhërishëm shpirti i qytetarit shkodran, i banorëve të komunave të përmbytura, guximi, trimëria dhe mençuria e tyre.

Kryeministri garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka që dëmet e shkaktuara nga përmbytja të rikuperohen sa më shpejt dhe se viti i ri do të jetë një vit i projekteve të mëdha dhe të rëndësishme, për shkollat dhe kopshtet e fëmijëve, si dhe për Shkodrën e mbarë Shqipërinë. /Telegrafi/