LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vendos javën tjetër për të arrestuarit e Gërdecit

Gjykata vendos javën tjetër për të arrestuarit e Gërdecit

Gjykata e Tiranës tha të premten se do të japë një vendim përfundimtar më 24 nëntor lidhur me kërkesën për lirim të të akuzuarve të tragjedisë së Gërdecit.

Avokatët e personave kryesorë të akuzuar dhe arrestuar për tragjedinë e Gërdecit kanë kërkuar lirimin e tyre, duke thënë se kanë përfunduar afatet e paraburgimit.

Ndërkohë që prokuroria ngul këmbë se afatet e paraburgimit nuk kanë përfunduar ende. /Telegrafi/