LAJMI I FUNDIT:

Berisha merr pjesë në samitin e NATO-s

Berisha merr pjesë në samitin e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është nisur të enjten në mesditë për në Lisbonë, për të marrë pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, në të cilin do të diskutohet për konceptin e ri strategjik të Aleancës.

Në këtë samit marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe qeverish të 28 vendeve anëtare, si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian dhe të institucioneve ndërkombëtare.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Berisha dhe në përbërje të tij janë ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ambasadori shqiptar në NATO, Artur Kuko dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Të premten, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive.


Të shtunën paradite, në vijim të agjendës së samitit, Berisha do të marrë pjesë në seancën e diskutimeve mbi Afganistanin dhe në mesditë në seancën kushtuar marrëdhënieve të NATO-s me Rusinë, që zhvillohen në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori