LAJMI I FUNDIT:

Rama të enjten në Bruksel

Rama të enjten në Bruksel

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të takohet të enjten në Bruksel me komisionerin evropian Stefan Fule.

Rama pritet të informojë komisionerin Fule lidhur me përpjekjet e opozitës për zhbllokimin e ngërçit politik në vend dhe vendimin për rifillimin e protestave për transparencën e zgjedhjeve të qershorit.

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” bëri të ditur se Rama do ta falënderojë komisionerin edhe për qëndrimin e tij në lidhje me ofertën e fundit të Partisë Socialiste, e cila kërkon tani vetëm hetimin e materialeve zgjedhore, por jo të fletëve të votimit. /Telegrafi/