LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhen pesë anëtarët e rinj të KLD-së

Zgjidhen pesë anëtarët e rinj të KLD-së

Konferenca kombëtare gjyqësore vendosi të hënën në mbrëmje vonë për emrat e pesë anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Dritan Hallunaj, Ilir Mustafaj, Tritan Hamitaj, Flamur Kapllanaj dhe Besnik Imeraj nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Lartë janë anëtarët e rinj që u zgjodhën në një mbledhje të gjatë që filloi në mëngjes dhe përfundoi në mbremje vonë, e shoqëruar me debate dhe akuza. /Telegrafi/