LAJMI I FUNDIT:

Disho nën akuzë për dhunimin e varreve të Boboshticës

Disho nën akuzë për dhunimin e varreve të Boboshticës

Kryetari i Organizatës greke Omonia në Korcë, Naum Disho edhe zyrtarisht është nën akuzë për dhunimin e varreve të vjetra të fshatit Boboshticë në Korçë.

Çështja penale e ngritur fillimisht ndaj punëtorit Alqi Koroveshi që kishte bërë betonimin e varreve i paguar nga Omonia është pushuar, bëri të ditur të martën media në Tiranë.

Dhunimi I varreve të vjetra të Boboshticës për të ngritur një rrugicë të betonuar që të çonte tek Memoriali i një ushtari të vrarë grek gjatë luftës italo-greke, shkaktoi reagime të ashpra në Shqipëri.

Media paraqiti pamje të varreve të vjetra të dëmtuara dhe eshtra që ishin nxjerrë në sipërfaqe. /Telegrafi/