LAJMI I FUNDIT:

Xhami e re në Tiranë

Xhami e re në Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, konfirmoi të hënën përparimin në bisedimet për ndërtimin e një xhamie të re në Tiranë, që ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e komunitetit mysliman në Shqipëri.

Rama tha në një konferencë shtypi se për ndërtimin e xhamisë së re do të bisedohet në hollësi me përfaqësuesit e komunitetit mysliman.

Ai shprehu shpresën se bashkëpunimi i bashkisë me komunitetin mysliman do të sjellë ndërtimin e një xhamie të re në lartësinë e dëshirave të këtij komuniteti.

Me këtë rast, Rama uroi besimtarët dhe komunitetin mysliman për festën e Bajramit. /Telegrafi/