LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Qeveria përgjegjëse për krizën

Opozita: Qeveria përgjegjëse për krizën

Opozita e Bashkuar ka bërë përgjegjëse qeverinë shqiptare për moszgjidhjen e krizës politike në vend, një fakt ky që përforcohet më tej, sipas zëdhënësit Preç Zogaj, edhe nga refuzimet e njëpasnjëshme të kryeministrit kundrejt ofertave të hedhura në tryezë nga koalicioni opozitar.

“Opozita e Bashkuar vendosi të hidhte një hap tjetër për të zgjidhur krizën duke hequr dorë nga fletët e votimit. Hetimi parlamentar që kërkon tani opozita do të fokusohet tek materialet zgjedhore dhe tek problemet e tjera zgjedhore të listuara në raportin e OSBE/ODHIR-it”, citon Top-Channel fjalët e Zogaj.

Duke bërë përgjegjëse qeverinë për refuzimin e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian, Zogaj theksoi se protestat e opozitës do të kenë kryefjalë sërish transparencën, por edhe, siç tha, dështimet e njëpasnjëshme të kabinetit aktual qeverisës. /Telegrafi/