Kosova po del të jetë imune nga rajoni, për sa i përket cilësisë së ushqimit. Madje, ka edhe garanci se produktet e qumështit që importohen nga vendet e rajonit, janë të sigurta për shëndetin. Të paktën kështu pohon autoriteti i kontrollimit të ushqimit në Kosovë.
Shefi i sektorit të inspektoratit veterinar kufitar, Eroll Shehu, tha për Radion Evropa e Lirë, se nuk ka vend për panik, edhe pse i gjithë rajoni po vlon nga informatat për një prani të shtuar të Aflatoksinës M-1, në qumësht. “Ideja është që mos me pas panik. Kujdesi është për ato mallra të cilat ne i garantojmë, apo i certifikojmë se janë mallra të kontrolluara, domethënë janë mallra të sigurta,” tha ai.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, në kuadër të të cilit funksionon ky inspektorat, thotë të ketë dërguar mostrat e të gjithë qumështit dhe produkteve të tij që importohen në vend, për analiza. Sipas regullativës në fuqi, niveli i lejuar i aflatoksinës M1 në qumësht është 0.005 mikrogram për kilogram.
Sipas Shehut, kjo është bërë pasi autoritetet e dy shteteve fqinje, në Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci, kanë njoftuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, se në disa produkte të tyre kanë gjet prani të shtuar të aflatoksinës në qumësht.
Si rrjedhojë, është rritur niveli i kontrollit të detajuar në kufijtë e vendit. “Po për qumështin është për shkak të sigurisë së ushqimit, po e kemi ngrit nivelin e kontrollit. Çdo fabrikë e qumështit thuaja i nënshtrohet, në këtë kontroll. Merren mostrat; dërgohen në analiza dhe presim rezultatin. Qëndrojnë të bllokuar në depo. Zakonisht ne kemi bashkëpunim me laboratore referente”, tha Shehu.
Shfaqja e aflatoksinës M-1 mbi nivelin e lejuar, është gjetur në qumështin e prodhuar në Serbi, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci. Shkaku i kontaminimit llogaritet të jetë ushqimi i lopëve, i cili nga magazinimi i gjatë në hambar, myket.
Në anën tjetër Selatin Kaçaniku, nga Organizata Joqeveritare “Konsumatori”, thotë se autoritete kompetente duhet të jenë më të kujdesshme karshi kësaj ngjarjeje. “Kroacisë i ka kushtuar shumë shtrenjtë tentimi për ta fshehur rastin e kontaminimit të bereqetit të misrit më aflatoksinë M1 dhe kjo fshehje ka dalë më produktet e qumështit, kush e di, edhe më çka tjetër do të reflektojë…por nuk kemi kapacitete të mjaftueshme as laboratorike as kadrovike për të dhënë një përgjigje ndaj dalim me arsyetime”, thotë Kaçaniku.
Ka qytetarë që kanë filluar edhe të krijojnë opinion për qumështin e prodhuar nga kompani të caktuara rajonale.
Ditë më parë, në Serbi janë publikuar të dhëna nga sekretari i bujqësisë në Vojvodinë, Goran Jeshiq, të cilat tregojnë se afro 90 për qind e mostrave të qumështit të analizuar ka përmbajtje më të madhe të aflatoksinës M-1, sesa që lejohet.
Si pasojë, disa produkte janë tërheq nga tregu.
Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinës në Kosovës, thotë se nuk importon qumësht dhe mish nga ky shtet, andaj nuk ka vend për shqetësim. Rezultatet e analizave, sipas Eroll Shehut, zakonisht vonojnë nga 7 deri në 10 ditë, meqë bëhen në një laborator në Itali. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City