Qytetarët të cilëve u ka rënë autostrada nëpër tokat e tyre private ankohen se tokat nuk u janë vlerësuar njësoj dhe se ka pasur manipulime gjatë këtij procesi. Ndërsa Ministria e Financave thotë se vlerësimi i tokës është bërë sipas Ligjit për Shpronësimin e Pronës dhe të pakënaqurit mund të bëjnë ankesë edhe në gjykatë.
Toka e Mehmet Isufit nga Obiliqi pa miratimin e pronarit është bërë gati për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës, gjë që e ka mllefosur pronarin shumë.
Krejt problemi, sipas tij, ka dalë nga vlerësimi i ulët i tokës së tij. Mehmet Isufi thotë se toka e nivelit të njëjtë fqinjëve të tij u është paguar 4 mijë e 500 euro për një arë, ndërsa atij i janë ofruar vetëm 800 euro për arë. Ai shton se nuk është kundër ndërtimit të autostradës, por vlerësimi i tokës së tij është bërë shumë ulët, ka raportuar KTV-ja.
“Të tjerëve 180 m lartësi që është në një vijë me tokën time i kanë paguar 4 500 euro por për pasurinë në emër timin më janë caktuar 800 euro. E lëshoj menjëherë nëse m’i kishin dhënë paret dhe nuk jam asgjë kundër autostradës, nëse vjen puna edhe shpinë e shes”.
Ndërsa për tokën që Mehmet Isufi tha se e ka ndërruar me një tokë në Llazarevë, për të cilën posedon edhe dokumente, nuk i kanë ofruar fare çmim, e po ashtu edhe këtë tokë e kanë bërë gati të nisë puna për ndërtimin e autostradës.
Më datën 14 shkurt Policia e Kosovës e ka marrë në pyetje Isufin për gjithsej 6 orë dhe ky i fundit tha se është ndier i maltretuar.
Kurse Shkëlzen Morina, drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, ka thënë se vlerësimi i pronës është bërë i njëjtë për të gjithë. Sipas tij, është normale të ndryshojë çmimi sipas kategorisë, sepse toka më afër rrugës ka çmim më të lartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City