Për një orë kanë protestuar punëtorët e KEK-ut në të gjitha pikat e prodhimit, përjashtuar ata që kanë qenë në orar pune dhe që janë të kyçur drejtpërdrejt në prodhim. Ata kërkojnë ngritjen e pagave në të kundërtën paralajmërojnë edhe hapa të tjerë. Thonë se prodhimin nuk do e ndalojnë tërësisht, por paralajmërojnë se mund të ketë reduktime, ngase mund të futën në grevë, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.
Protesta do të vazhdojë edhe dy ditë të tjera në të njëjtën orë, pra nga 12 në 13, duke pritur kështu një përgjigje pozitive nga menaxhmenti i KEK-ut.
Bejtullah Hashani, kryetar i Sindikatës së ‘Kosova A’, ka thënë se kjo protestë do të vazhdojë edhe për ditë të tjera, ngase atyre nuk është ngritur paga që disa kohë edhe pse kanë bërë kërkesë disa herë. “Protesta do të zgjat tri ditë, nga ora 12 deri në 13, si paralajmërim për me na pyet diçka se përndryshe nuk na janë përgjigjur fare, përndryshe nëse nuk na përgjigjen e nuk ka efekt tri ditë atëherë do shohim tjera masa që janë me ligj… Momentalisht këtë protestë që e kemi bërë e kemi paralajmëruar vetëm punëtorët që nuk janë të kyçur drejtpërdrejt në prodhim, ata që janë drejtpërdrejt në prodhim, ata janë në vende pune dhe po vazhdojnë me punu”, ka thënë ai.
Në anën tjetër kryetari i Sindikatës së Energjetikës, Izet Mustafa ka pohuar se përqindja në pjesëmarrje ka qenë thuajse qind për qind. “Nëse menaxhmenti i KEK-ut tregon gatishmëri me u ulë edhe me biseduar ne do të ulemi dhe do të bisedojmë e do të merremi vesh me kërkesat që kemi ngritur, nëse jo atëherë në pajtim me ligjin dhe statutin, kryesia do të merr vendim dhe do njoftoheni me kohë”, ka thënë ai.
Mustafa pohon se nuk kanë qëllim të mbajnë greva, por sipas tij, nëse do të jenë të detyruar edhe do ta bëjnë, duke shkaktuar kështu reduktime të energjisë në tërë vendin. “Ne kemi drejtë me ba grevë dhe nëse vjen momenti që patjetër duhet ta shfrytëzojmë të drejtën e grevës atëherë ne nuk synojmë që ta ndalim prodhimin 100 për qind në sektorin energjetik, por në kondita të marrëveshjes, ligjit mbi grevën dhe asaj që konsiderohet se është e nevojshme për grevat, atëherë Kosova do ta ketë furnizimin me energji elektrike, normal që do të ketë reduktime dhe pengesa të tjera që janë të mundshme të realizohen nga punëtorët e KEK-ut”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City