Kosova me prodhimtarinë primare bujqësore, e cila përdoret si lëndë e parë, nuk qëndron keq. Por, më ndryshe vlerësohet gjendja në industrinë agropërpunuese. Mungesa e qendrave për grumbullim, paketim dhe ruajtje të prodhimeve bujqësore, pastaj përpunimi dhe marketingu i tyre dhe avancimi i linjave prodhuese dhe përpunuese kanë qenë sfida që e kanë shoqëruar në vazhdimësi këtë industri, e cila në të kaluarën kryesisht është përkrahur vetëm nga fondet e Komisionit Evropian, por këtë vit po përkrahet edhe nga Ministria e Bujqësisë.
Investimet e kësaj ministrie në ruajtjen, përpunimin dhe marketingun e produkteve të qumështit, mishit, frutave, perimeve dhe rrushit, sivjet arrijnë në rreth 5.5 milionë euro. Përmes këtyre investimeve synohet rritja e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese duke zbatuar teknologjinë moderne, përmirësimi i standardeve në përpunimin e produkteve agroushqimore dhe inkurajimi për përdorimin e teknologjive të reja për ruajtjen e mjedisit.
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se përveç mbështetjes së prodhimtarisë primare, po bëjnë përpjekje ta mbështesin të gjithë zinxhirin e vlerave ushqimore dhe në masë të madhe sivjet janë fokusuar edhe në agropërpunimin, stabilizimin e prodhimtarisë nëpër depo ruajtëse dhe në marketingun e tyre përmes përmirësimit të linjave të paketimit dhe ambalazhimit. “Niveli i mbështetjes së agropërpunimit përmes grantimit përfshin 60 për qind të investimeve, ndërsa 40 për qind mbulohen nga investitorët. Procedurat e nevojshme për ndërtimin e tre qendrave të mëdha për grumbullimin, paketimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore tashmë janë në proces të finalizimit dhe ndërtimin e tyre ne jemi duke e mbështetur me 2.5 milionë euro. Gjithashtu, përpunimin, marketingun dhe ruajtjen e frutave, perimeve dhe nënprodukteve të tyre, përfshirë edhe prodhimin e verës, do e mbështesim me 1 milion euro dhe 1 milion euro të tjera do t’i investojmë edhe në grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e qumështit".
"Me 1 milion euro, do ta mbështesim edhe përpunimin e mishit përmes investimeve në thertore, në linjat përpunuese dhe në linjat ruajtëse të mishit”, tregoi Stavileci, i cili sqaroj se agropërpunimin sivjet do ta mbështesin me 5.5 milionë euro.
Për të përfituar nga kjo nënmasë, për të cilën së shpejti do të bëhet thirrje publike, aplikuesit duhet që biznesin e tyre ta kenë të regjistruar në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve dhe të jenë në dy vitet e fundit aktiv në ndonjë veprimtari bujqësore. Ndërkaq, aplikuesit në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe thertoret duhet të jenë pjesë e kategorisë A, B dhe C të listës së kategorizimit të objekteve për përpunimin e ushqimit, të cilin e bënë Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe