Kosova edhe pse është anëtare e disa mekanizmave ndërkombëtarë, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, dhe së fundi anëtare edhe e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për ekspertët e çështjeve ekonomike, autoritetet kosovare nuk po i shfrytëzojnë mundësitë për të përfituar nga këto institucione të rëndësishme.
Eksperti Muhamet Sadiku, thekson se mekanizmat financiarë ndërkombëtarë kanë ndihmuar Kosovën në ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe financiar, por që Kosovës i mbetet ende punë për të bërë që të përftojë më shumë nga ajo se çfarë ofrojnë këta mekanizma ndërkombëtarë. “Kosova është anëtarësuar në këto vitet e fundit në institucione financiare ndërkombëtare, dhe Kosovës do t’i duhet përvojë e madhe që të behet një shfrytëzues më i madh mbështetjes dhe shfrytëzimit të kësaj mbështetjeje me projektet konkrete, me projekte të cilat do ta ndryshojnë situatën socio- ekonomike në Kosovë”.
“Prandaj, kuptohet se ky është një proces i gjatë, por Kosova në anën e vet duhet t’i kryejë detyrat të cilat i takojnë, e ajo ka të bëjë kryesisht me fuqizimin e administratës publike në të gjitha nivelet”, tha Sadiku.
Anëtarësimi i Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore, në BERZH, është parë si mundësi e mirë për ta rritur besimin e investitorëve dhe të komunitetit ndërkombëtar, që Kosova është një vendi i mirë për të investuar.
Por, eksperti për çështje ekonomike Safet Gërxhaliu, njëherësh kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se nuk mjafton vetëm të jesh anëtar i një mekanizmi ndërkombëtar, por edhe të dish ta shfrytëzosh atë. “Nuk ja vlen të jemi vetëm pjesë ose partner i këtyre institucioneve, nëse benefitet nga ky partneritet nuk reflektohen në ambientin ekonomik në Kosovë. Dua ta tërheq një paralele, Kosova e ka pasur një konferencë të donatorëve para ca viteve, dhe zotimet për ndihmë Kosovës kanë qenë më tepër se një miliard e 200 milionë euro”, thekson Gërxhaliu.
Ai, shprehet kritik ndaj punës se institucioneve të vendit në këtë drejtim, duke theksuar se tash është koha kur duhet të ketë një qasje tjetër të komunikimit profesional me mekanizmat ndërkombëtarë, ku Kosova është anëtare. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe