LAJMI I FUNDIT:

Qytetet amerikane përgatiten për “Greminën Fiskale”

Qytetet amerikane përgatiten për “Greminën Fiskale”

Shkurtimet automatike të buxhetit në Shtetet e Bashkuara që mund të hyjnë në fuqi në janar, në se nuk ka një marrëveshje deri atëherë, mund të kenë një ndikim të madh në gjendjen ekonomike të qyteteve në mbarë vendin.

Siç na njeh materiali në vazhdim, bashkitë druhen nga rritjet automatike të taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve që mund të fillojnë më 1 janar, po ashtu sikurse masat e tjera për të cilat Washingtoni po debaton për të mënjanuar atë që po quhet “greminë fiskale”.

Sikurse shumë qytete amerikane, Dikson në shtetin Illinoi, ende po përpiqet ta marrë veten nga kriza e vitit 2008 dhe rënia ekonomike.


Papunësia është mbi mesataren kombëtare. Banorët e shohin me nervozizëm Washingtonin, ku presidenti dhe ligjvënësit nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord lidhur me mënyrat për trajtimin e borxhit kombëtar.

Kryetari i bashkisë së Diksonit, James Burke druhet se një marrëveshje e mundshme mund të parashikojë që interesat e kredive për shtëpitë të mos hiqen nga taksat, gjë që do të sillte si pasojë uljen e vlerës së shtëpive dhe pakësimin e të ardhurave për qeveritë lokale.

“Pyetja qëndron se çdo të bëhet me industrinë e shitblerjeve të shtëpive? Kjo industri është shtytësi kryesor i ekonomisë amerikane. Pyes veten nëse Washingtoni e di se ç’po bën kur flitet për këtë situatë”.

Kërcënimi i rritjes së taksave për këdo dhe shkurtimet e thella të shpenzimeve federale nuk kanë nxitur ende veprime në Uashington. Ligjvënësit nga të dy krahët e pranojnë se bisedimet për borxhet kanë ngecur. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori