Qeveria e Kosovës është duke synuar rritjet e investimeve të huaja nëpërmjet letrave me vlerë, pasi më këtë sipas zyrtarëve qeveritarë janë rritur mundësitë për investitorët e huaj që kapitalin tyre ta investojnë në vend. E, ekspertët e ekonomisë thonë se investimet nuk rriten me letra, pasi sipas tyre edhe letrat janë borxhe.
Me emetimin e letrave me vlerë janë rritur edhe mundësit që të kthehen edhe parat e privatizimit si dhe mjetet e Trustit në vend, vlerësojnë njohës të çështjeve ekonomike.
Drejtori i Institutit "RIINVEST", Lumir Abdixhiku tha për Telegrafin se emetimi i letrave me vlerë është hap i mirë, por që varet shumë edhe me shumen e parave e cila do të merren nga Qeveria. “Letrat me vlerë janë borxhe, e borxhi është barrë. Edhe investitorët nuk do të kenë ndonjë interes të madh për të blerë letra me vlerë në Kosovë ”, tha Abdixhiku, duke treguar se Kosova ende nuk ka ndonjë vlerësim nga ndonjë agjenci për rreziqet kreditore.
Ai thotë se investimet nuk mund të rritet përmes letrave por vetëm shuma e parave që do t’i ketë Qeveria në dispozicion.
Kurse ish-drejtori i Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës dhe njohësi i rrethanave ekonomike, Agron Mustafa, e vlerëson emetimin e letrave me vlerë nga Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës si të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendi. Ai thotë se shitja e Letrave me Vlerë në Kosovë paraqet një fillim të mbarë për Kosovën, njëkohësisht duhet inkurajuar Qeverinë e Kosovës për zgjerimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të tilla.
“Fillimi i tregut të letrave me vlerë mund të shikohet si një mundësi reale për absorbimin e tepricën së parave ne treg, qofshin ato para nga bizneset, kompanitë e sigurimeve, apo nga institucionet e tjera financiare dhe këto mjete ti vë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, thotë Mustafa.
Tregu i letrave me vlerë n sipas tij, do t’i krijojë mundësi reale që një pjesë e kapitalit financiar të akumuluar me vite të tëra nga asetet kosovare të kthen në vend.
Paratë e akumuluara nga privatizimi në Kosovë, apo një pjesë e parave të Trustit Pensional, të investohen tani në Kosovë. Me fjalë tjera, shoh mundësinë më reale të kthimit të një pjese të këtyre parave, veçmas të fondit të krijuar nga privatizimi, të investuara në tregjet ndërkombëtare, dhe të futen në qarkullim këtu brenda në Kosovë”, ka thënë për Telegrafin njohësi i rrethanave ekonomike Agron Mustafa.
Ndërkaq, zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arta Istrefi tha për telegrafin se investimet e huaja në vitin 2011, kanë shënuar rritje në krahasim me vitin 2010. “Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2011, kemi pasur rritje të investimeve prej 15 % krahasuar me gjashtëmujorin e parë e vitit 2010”, thotë ajo.
Istrefi, tregon se politikat e tyre për promovim të investimeve janë në shërbim të rritjes së investimeve të huaja në Kosovë. Aji thotë se Agjencia për Promovim të Investimeve (APIK) në kuadër të MTI-së ka organizuar konferenca me investitorë te huaj duke i prezantuar potencialet që ofron Kosova, ka marrë pjesë në samite dhe forume të ndryshme biznesore. “ APIK është anëtarësuar në shoqata te bizneseve ne shtete te zhvilluara me qellim te identifikimit dhe targetimit te kompanive qe kane koston kryesore fuqinë punëtore”.
“Ne kemi thelluar analizat e ndryshme mbi sektorë të veçantë për të pasur informata të sakta për investitorët potencial rreth industrive të caktuara në Kosovë dhe kemi përmirësuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ato te huaja”, thekson zëdhënësja, Arta Istrefi.
Investimet e huaj në Kosovë nëpër vite IHD në Kosovë : 2006 – 266 milionë euro, 2007 – 440 milionë euro, 2008- 366 milionë euro, 2009 = 285 milionë euro, 2010 – 395 milionë euro dhe për pjesën e parë të vitit 2011 – 157 milionë euro për 6 muajt e parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City