LAJMI I FUNDIT:

Synimet për zhvillim ekonomik

Synimet për zhvillim ekonomik

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me udhëheqës të Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane dhe të Aleancës Kosovare të Biznesit, kanë nënshkruar sot një protokoll për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik të Kosovës. Formimin e tij, ekspertët e ekonomisë e rendisin në vazhdën e premtimeve parazgjedhore.

Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik do të mundësojë ambient të qëndrueshëm ekonomie, përmirësim të sektorit privat dhe mjedis më të përshtatshëm për investitorët ndërkombëtarë, tha kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Të angazhohen fuqishëm (komuniteti i biznesit dhe qeveria) në gjetjen e zgjidhjeve ligjore dhe institucionale, që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit biznesor në Republikën e Kosovës; po ashtu, edhe në zbatimin e masave më efektive, në rritjen e aftësive konkurruese të ekonomisë së vendit, në harmoni me praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Këto komente, kryeministri në dorëheqje i bëri gjatë nënshkrimit të një protokolli për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik në Republikën e Kosovës, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.


Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se krijimi i këtij këshilli do t’i fuqizojë përpjekjet e komunitetit të biznesit dhe të qeverisë, për të krijuar ambient më të mirë për investime dhe rritje të shkallës së punësimit.

“Ne, kryeministrin do ta ‘sulmojmë’ edhe më tutje me kërkesat tona të përbashkëta, për të krijuar një ambient më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit. Kryeministri është zotuar se edhe në të ardhmen do ta bëjë atë që është brenda mundësive”, u shpreh Shahini.

Formimi i këtij këshilli dëshmon bashkëpunimin e mirëfilltë në mes të komunitetit të biznesit dhe institucioneve shtetërore, tha Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. “Besoj se një protokoll i tillë do të jetë një promotor i zhvillimit më të hovshëm. Prandaj, themelimi i një këshilli të tillë kombëtar është edhe një hap para, që dëshmon se për Kosovën prioritet i prioriteteve do të jetë zhvillimi ekonomik”, tha Gërxhaliu.

Duke shpresuar se ky dokument do të gjejë zbatim në praktikë, Lekë Musa, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se kjo do të jetë një platformë, prej nga komuniteti i biznesit do të ketë mundësi që t’i plasojë brengat e tij.

Por, të paarsyeshëm themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, e konsiderojnë ekspertët e kësaj fushe.

Musa Limani, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, tha se një akt i tillë ndodh në vazhdën e premtimeve që po bëjnë subjektet politike për zgjedhjet e 12 dhjetorit. “Unë nuk shoh se ky këshill do të jetë bartës i politikave zhvillimore, për arsye se aty mund të kyçen njerëzit që janë të fushave përkatëse, porse nuk është institucion”, tha Limani. /Rel/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori