LAJMI I FUNDIT:

INSTAT: Shqiptarët shpenzojnë më shumë për të jetuar

INSTAT: Shqiptarët shpenzojnë më shumë për të jetuar

Shqiptarët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për të jetuar. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) kostoja e jetesës në vend është rritur dhe inflacioni ka arritur në 3.5 për qind duke shënuar një rritje prej 1. 3 për qind kundrejt të njëjtës periudhë në vitin e kaluar.

Në rritjen e kostos të jetesës ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i ushqimeve. Sipas INSTAT indeksi i grupit të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënon një rritje prej 1.7 për qind . Brenda këtij grupi rritja më e madhe vërehet tek frutat. Rritje janë shënuar dhe në çmimet e pijeve alkoolike dhe të duhanit si dhe çmimet e karburanteve me 0.1 për qind.

Në inflacionin e muajit gusht është reflektuar dhe rritja e çmimit të ujit të pijshëm me 1.9 për qind gjë që ka ndikuar në rritjen e kostove të grupit qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji. Niveli 3.5 për qind i inflacionit ndodhet brenda objektivit të parashikuar nga Banka e Shqipërisë.

Pak ditë më parë Guvernatori i BSh-së Ardian Fullani tha se gjatë muajve të ardhshëm pritet stabilitet i çmimeve pasi sipas tij faktorët që ndikuan në rritjen e inflacionit, si zhvelërsimi i lekut apo ndikimi i çmimit të lëndëve të parë në bursa janë kalimtare. /Balkanweb/ Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori