LAJMI I FUNDIT:

Kreditë mund ta evitojnë krizën buxhetore

Kreditë mund ta evitojnë krizën buxhetore

Kriza buxhetore e tre vjetëve të ardhshëm pritet të tejkalohet nga futja në borxhe ndërkombëtare, si dhe nga paratë e nxjerra nga shitja e aseteve publike.

Ministria për Ekonomi e Financa në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2011-13 ka paraparë që programi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ta nxjerrë Qeverinë e Kosovës nga deficiti buxhetor. “Ky program do të sigurojë përkrahje financiare në vlerë prej 106 milionë eurosh për ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale. Programi do jetë çelës për rimbursimin e përkrahjes së premtuar buxhetore nga donatorët në vlerë prej 210 milionë eurosh gjatë tre vjetëve të ardhshëm”, thuhet në Kornizën makrofiskale të shtetit.

Në këtë dokument të Ministrisë së Financave rreziku për mospranimin e këtyre mjeteve vlerësohet të jetë i vogël, për shkak se Qeveria tashmë ka arritur marrëveshje me FMN-në. Qeveritarët më shumë u druhen vonesave në privatizimin e ndërmarrjeve publike, siç janë distribucioni i Korporatës Energjetike dhe Postë-Telekomi i Kosovës, të cilat janë nxjerrë në shitje këtë vit.

Boshllëku financiar në buxhetin e Kosovës sipas kësaj kornize të shpenzimeve ka ardhur si pasojë e nisjes së projektit për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar që pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës afro 1 miliard euro.


“Shitja e aseteve publike mund ta plotësojë hendekun buxhetor në vitin 2011. Ky deficit buxhetor ka ardhur si pasojë e rritjes së investimeve publike”, ka thënë Berat Rukiqi, sekretar në Odën Ekonomike.

Sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, viti 2011 pritet të jetë më i vështiri për sa i përket pozitës fiskale të vendit. Kriza buxhetore pritet të vazhdojë deri në vitin 2013. Kjo sipas këtij dokumenti të Ministrisë së Financave ka ardhur si pasojë e rritjes së investimeve publike, të cilat janë më të mëdha krahasuar me rritjen e të hyrave të vendit. Rol të rëndësishëm në krijimin e deficitit buxhetor ka luajtur projekti gjigant i infrastrukturës rrugore, ai për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdar, e cila pritet t’i harxhojë arkës së shtetit afro një miliard euro.

Sipas kësaj kornize të shpenzimeve, Qeveria u druhet devijimeve të mundshme të kontratës që ka me konsorciumin “Bechtel-Enka” pasi ajo do të mund të ndikonte në thellimin e deficitit buxhetor në tre vjetët e ardhshëm.

Përveç autostradës, Qeveria e Kosovës ka paraparë rritje të investimeve publike në një mesatare prej 630 milionë eurosh nga 494 milionë euro sa ka qenë në vitin 2010. /Koha Ditore/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori